Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (4)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/omdh–14340323.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A i lejohet muhrimit të bartë orë rripi që është bërë prej lëkure me qepje?
Përgjigje: Kjo është e lejueshme. Atij i lejohet të bartë orë rripi i cili ka qepje në të. Nuk ka asnjë problem për shkak se kjo është e nevojshme. Ajo që është e ndaluar është që të veshësh diçka që është e qepur përgjatë një pjese të trupit sikurse bluza, këmisha dhe çorapet. Gjërat e nevojshme të tilla si rripi dhe ora janë të lejueshme.