Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Uasaja ue Tauxhihat li Tul-lab-il-Ilm, fq. 266-267
Kompilimi: Shejkh Sulejman bin Abdil-lah Abal-Khajl
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për një person me dije të pakët që t’i thërrasë njerëzit në Islam?
Përgjigje: Allahu (te ala) i tha profetit (salAllahu alejhi ue selem):
Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.”1
Duhet pasur dije për atë në të cilën thërret. Kjo nuk do të thotë që ti duhet të je një det në dije. Le të themi se një person ka njohuri për namazin dhe fillon t’i thërrasë njerëzit që të falen në mënyrë të saktë sipas Sunnetit. Në rastin e tij është e padëmshme të thërret tek Allahu (te ala) me atë dije. Të kërkohet që një person të jetë një det dije për të thirrur në fe është gabim. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thanë:
”Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.”2
1 12:108
2 https://www.perlatmuslimane.com/kumtoni-nga-une-qofte-edhe-vetem-nje-ajet/