Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 9: A i lejohet personit të sëmurë nga zemra që të mos agjërojë?
Përgjigje: Sëmundjet e zemrës ndryshojnë. Nëse sëmundja e zemrës është e lehtë dhe vjen në periudha të caktuara atëherë është obligim të agjërojë. Në raste të tilla është obligim edhe për t’iu shmangur çdo gjëje që përkeqëson sëmundjen. Dhe në qoftë se sëmundja e zemrës është aq serioze sa që personi nuk mund të agjërojë ose agjërimi ia përkeqëson sëmundjen, ai nuk duhet të agjërojë dhe në vend të kësaj duhet të ushqej një të varfër për çdo ditë që nuk e ka agjëruar. Nëse ai më pas shërohet ai duhet t’i kompensojë ditët e humbura. Përndryshe ai nuk është i detyruar me më shumë se kaq.