Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Tuhfat-ul-Ikhuan, fq. 171
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për gruan shtatzënë dhe atë gjidhënëse që të mos agjërojnë? A duhet t’i kompensojnë ato ditë apo duhet të bëjnë kefara (shpagim)?
Përgjigje: Gruaja shtatzënë dhe ajo gjidhënëse kanë të njëjtin gjykim sikurse personi i sëmurë. Nëse ato ndjejnë vështirësi dhe lodhje nga agjërimi, atyre u lejohet ta braktisin atë dhe ta kompensojnë kur janë në gjendje të agjërojnë. Megjithatë, disa dijetarë mendojnë se ajo vetëm i jep ushqim një personi të varfër për çdo ditë që nuk agjëron, por ky mendim refuzohet. Ashtu sikurse personi i sëmurë, ajo është e detyruar të kompensojë ditët.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar (e nuk agjëroi), le të agjërojë më vonë aq ditë.” El-Bekare, 2:184
Kjo dëshmohet edhe nga ajo që Enes bin Malik el-Ka’bi tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtet, Allahu -te ala- e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ia ka hequr gjysmën e namazit, dhe e liroi shtatzënën dhe gjidhënësen nga agjërimi.”
Tirmidhi (715), Nesai (2275), Ibn Maxheh (1667) dhe Ahmedi (20341). Autentik sipas Albanit në “Sahih Ibn Maxheh” (1353).