Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i mjafton kjo për të mos falur tehijetul mesxhidin?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika-ul-Bab el-Maftuh (26 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një person hynë në xhami dhe i gjen njerëzit duke falur namazin e xhenazes dhe ai falet me ta. A i mjafton kjo për të mos falur tehijetul mesxhidin?

Përgjigje: Nëse hynë kur janë duke e falur namazin e xhenazes dhe falet me ta, nëse ka për qëllim të qëndrojë në xhami pas namazit të xhenazes, ai e fal tehijetul mesxhidin. Dhe nëse del për të përcjellë xhenazen, e bënë këtë.

Shpërndaje: