Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh, (2)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një njeri ishte injorant rreth disa çështjeve të besimit (akides), dhe disa herë kishte therur kurban për dikë tjetër pos Allahut. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Haxhin. Pasi e kreu Haxhin, pas një periudhe kohore ai e braktisi këtë vepër dhe u pendua tek Allahu -Subhanehu ue Te Ala-. A konsiderohet haxhi i tij i saktë apo jo?
Përgjigje: Ky njeri ka vepruar një prej veprave që është mangësi në akide, siç është të therurit kurban për dikë tjetër përpos Allahut, pastaj ai bëri haxhin duke qenë në këtë gjendje. A është haxhi i tij i vlefshëm? Ne pyesim nëse ai ishte injorant dhe ka menduar se kjo vepër lejohet. Në qoftë se ai ishte injorant dhe nuk e dinte (se një vepër e tillë nuk është e lejuar), haxhi i tij është i saktë. E nëse ai e dinte se të therurit kurban për dikë tjetër pos Allahut është idhujtari (shirk), atëherë haxhi i tij nuk është i saktë.
Pyetësi: Ai e dinte se kjo vepër është e ndaluar dhe kishte dëgjuar disa fetva në lidhje me këtë. Mirëpo, ka pasur mundësi që ai nuk e dinte se kjo e nxjerrë njeriun nga feja dhe se ai besonte se do ta gjejë ndonjë fatkeqësi nëse ai nuk do ta bënte këtë.
Përgjigje: Në këtë rast është më mirë që ai ta përsëritë haxhin e tij pasi që ai e di se kjo vepër është e ndaluar. Pasi që ai e dinte se kjo vepër është e ndaluar, është dashur ta braktisë këtë vepër. Çfarë e shtyri atë që të bie në këtë mëkat? Më e sigurt është që ai person ta përsërisë haxhin e tij edhe një herë.