Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ishin Haruti dhe Maruti kufarë?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (6)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A janë Haruti dhe Maruti kufarë meqë u mësonin njerëzve magjinë?

Përgjigje: Si mund të jenë njëkohësisht engjëj dhe kufarë? Pyetësi nuk respekton engjëjt. Haruti dhe Maruti nuk janë kufarë. Allahu i urdhëroi ata me këtë vetëm që t’i vinin njerëzit në sprovë. Para se t’ua mësonin magjinë, ata i paralajmëronin njerëzit duke thënë:

“Në të vërtetë, ne jemi sprovë kështu që mos u bëj jobesimtar (duke mësuar apo ushtruar magjinë)! El-Bekare, 2:102

Magjinë ua mësonin me urdhrin e Allahut, me qëllim që të sprovoheshin robërit. Ata kurrsesi nuk e konsideronin magjinë të ligjshme, përndryshe nuk do të thoshin: 

”kështu që mos u bëj jobesimtar (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” El-Bekare, 2:102

Shpërndaje: