Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ishte Khidri profet?

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehab
Shpjegues: Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Nauakid-il-Islam, fq. 28-30
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Musai ﷺ ishte i dërguar vetëm te bijtë e Izraelit, jo te të gjithë njerëzit. Ndërsa Khidri konsiderohet si një nga robërit e Allahut. Dijetarët kanë mospajtime për atë nëse Khidri ishte profet apo njeri i drejtë. Ekzistojnë dy mendime:

Mendimi i parë thotë: Ai ishte profet sepse veprimet e tij siç janë shpuarja e anijes, vrasja e djaloshit dhe ndërtimi i murit – janë mrekulli që kanë të bëjnë me çështje të fshehta. Mrekullitë janë të posaçme për profetët.

Baza e ngjarjes mes Musait ﷺ dhe Khidrit është se Musai ﷺ u predikonte bijve të Izraelit. 

Ata e pyetën: “A është dikush më i ditur se ti” 

Ai tha: “Jo”. 

Allahu i shpalli se kishte një rob që kishte dije të veçantë për gjëra që Musai ﷺ nuk i dinte. Musai ﷺ vendosi të udhëtojë për ta takuar atë dhe për të mësuar prej tij.

Allahu -te ala- ka thënë:

”(Kujto) edhe kur Musai i tha shërbyesit të tij: “Nuk do të ndalem derisa të arrij vendin ku takohen dy detet ose deri sa të kaloj vite e vite në udhëtim.” Por, kur ata arritën në vendin e bashkimit të dy deteve, ata harruan peshkun e tyre i cili mori rrugën e tij nëpër det duke e hapur atë si tunel. Kështu kur ata shkuan më tej (përtej vendit të caktuar për takim), Musai i tha djaloshit: “Na e sill ushqimin e mëngjesit, vërtet që jemi lodhur shumë në udhëtimin tonë.” Ai (djaloshi – Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det! Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Kështu ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne. Musai i tha atij (Khidrit): “A mund të të vijë pas, që ti të më mësosh mua diçka nga ajo dije (urtësi, udhëzim në Udhë të Drejtë) që të është mësuar ty (nga Allahu)?” El-Kehf, 18: 60:66

Khidri nuk ishte pjesë e umetit të Musait ﷺ dhe për këtë arsye nuk ishte i detyruar ta pasonte. Ndërsa Muhamedi ﷺ është i dërguar për të gjithë njerëzit dhe nuk është e lejueshme për askënd të mos e pasojë atë.

Shpërndaje: