Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (45)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majd%20-%2030%20-%204%20-%201437-%2002.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A konsiderohet aeroporti ndërkombëtar ”Mbreti Khalid” në Rijad të jetë jashtë Rijadit, në mënyrë që unë mund të shkurtojë namazin dhe t’i bashkojë namazet kur të arrijë aty?
Përgjigje: Ti e di më mirë se unë. Në qoftë se aeroporti është brenda ndërtesave të Rijadit, atëherë nuk është e lejuar të shkurtosh namazin. Sepse aeroporti në këtë rast është pjesë e qytetit. Nuk lejohet të praktikohen dispozitat e udhëtimit aty.
Por në qoftë se ajo është jashtë dhe larg nga ndërtesat, ndërsa ju jeni nisur para se koha e namazit të hyjë atëherë konsiderohet të jetë jashtë qytetit. Kështu, ju jeni udhëtarë. Ju keni filluar udhëtimin tuaj.