“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A janë fjalë të Allahut Teurati dhe Inxhili?

Alameh Abdurr-Rrazak bin Afifi el-Afifi (v. 1415)

Burimi: Fetaua ue Rasail (1/168)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A janë fjalë të Allahut Teurati dhe Inxhili?”

Përgjigje: “Po, Teurati dhe Inxhili që nuk janë shtrembëruar, janë fjalë të Allahut. Dëshmia për këtë është fjala e Allahut (te’ala):

أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُواْ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِن بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

“Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!” 1


1 El-Bekare 2:75

Shpërndaje: