Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë gjunjët dhe kërthiza pjesë të auretit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (82)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A konsiderohen gjunjët pjesë e auretit?

Përgjigje: Po. Aureti i muslimanit është nga kërthiza deri te gjunjët. Kërthiza konsiderohet pjesë e auretit dhe gjunjët gjithashtu. Të dyja janë pjesë të auretit. Sikurse larja e duarve deri në bërryla, do të thotë edhe bërrylat, dhe sikurse larja e këmbëve deri në kyçe, do të thotë edhe kyçet. Ila (deri) në ajet do të thotë edhe kyçet.


”O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në kyçe.” El-Maide, 5:6

Shpërndaje: