Alameh Mukbil el-Hadi el Uadi’i
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A konsiderohen Ikhuanul-Musliminët, Sururitë dhe të ngjashmit me ta prej Ehlu-Sunnetit? A janë ata jashtë grupit të shpëtuar, duke pasur parasysh se Shejkh Albani ka thënë se ata janë nga Ehl-us-Sunneti kur ai iu përgjigj pyetjeve të Shejkh Ebul-Hasanit.
Kjo përgjigje na bëri çështjen të paqartë. Kërkojmë të na sqarosh çështjen, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Ikhuanu-Musliminët, e po ashtu edhe Sururitë ndahen në disa grupe.
Disa prej tyre e njohin metodologjinë e Ikhuanul-Musliminëve; se ata janë demokrat dhe themeluesi i këtij sekti ishte një adhurues I varreve dhe Sufist.
Personi i cili në këtë rast miraton këtë metodologji ai absolutisht nuk është Selefi. Thotë Allahu Te’ala:
لَّيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلا أَمَانِيِّ أَهْلِ الْكِتَابِ مَن يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ
“Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të…” 4:123
Sot nuk ka kurrfarë dallimi në mes të Sururive dhe të Ikuanul-muflisinëve.
Libraria “el-Kuds” në qytetin e Sana´a-së Allahu e kalltë sa më shpejt e kanë patur zakon të përhapin librat e Sunnetit. Ndërsa ta shesin librin e Abdul-Mexhid ez-Zindanit. Libër i devijuar. Ndër tjera, ai nxitë që gratë të zëjnë vend që Qeveri. Ky ishte grupi i parë.
Grupi i dytë janë materialistët. Nëse përfitimet materiale ndërprehen, ai i bashkohet ndonjë grupi tjetër. Ky grup është më i butë se i pari.
Grupi i tretë është i mashtruar. Ata janë njerëz të thjeshtë oset ë përafërt me të thjeshtit që ndoshta janë më të ulët se sa nxënësit e thjeshtë. Ata janë mashtruar dhe thonë se mbështesin fenë e Allahut. Për shembull, ata i thonë gruas: ”Dil për të votuar. Lyej sytë, hiqe mbulesën e fytyrës, lyji buzët dhe bëjë makiazh në mënyrë që njerëzit të mos e dinë se ti je nga (organizata) el-Islam.”
Ajo tha: ”U indinjova nga kjo gjë. Mirëpo me çfarë tjetër ta ndihmojë fenë e Allahut? Ne e bëjmë këtë dhe e ndihmojmë fenë e Allahut.”
Ky grupë është më i butë se sa dy të parët.
Si përfundim grupi i parë nuk janë Selefi fare! Kjo nuk është as ”selefkracije” (Selefitijeh) e cila është një përzierje në mes të Selefizmit dhe demokracisë.
Metodologjia e Ehlus-Sunnetit dhe unë i këshillojë të tjerët të kapen për këtë-, është që të qëndrojnë larg nga të gjitha këto thirrje injorante. Thotë Allahu Te’ala:
أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ
”A mos kërkojnë gjykimin me ligjin e kohës së injorancës?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” 5:50