Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Ikhuanu Musliminët dhe Xhemati Teblig prej grupacioneve të humbura?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.4shared.com/audio/Rw32MCgf/__online.html

http://youtu.be/t-G43QK7zSs

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Janë themeluar grupacione dhe sekte të ndryshme metodologjia e të cilëve dallon nga metodologjia e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Në mesin e tyre ka Ikhuani Muslimin dhe Xhematu Teblig. Ne dëshirojmë të dimë se a i përkasin Ikhaunu Musliminët dhe Xhemati Teblig shtatëdhjetë e dy sekteve të devijuara, duke qenë se të menduarit e tyre dhe menhexhet e tyre janë të bazuara vetëm në probleme dhe në revolucione?”

Përgjigje: ”Vëllezër! Këtë e ka sqaruar profeti (salAllahu alejhi ue selem) kur ai tregoi se umeti do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe.Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.” Jusuf, 12:103

”Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” Sebe, 34:13

Në hadithin e dytë, profeti ﷺ tha:

“Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

Ata thanë: ”Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”

Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”

Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.

Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit, i cili është Sunneti i të Dërguarit dhe i Sahabëve, ai i përket sekteve të devijuara. Ai rrezikon të hyjë në zjarr pa marrë parasysh çfarë është ai; Ikhuani, Tebligi apo diçka tjetër. Kushdo që kundërshton menhexhin e Ehli-Sunnetit rrezikon të hyjë në zjarr dhe i përket grupacioneve të humbura.”

Shpërndaje: