Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përshtati: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Profeti ﷺ ka thënë:
ستفترق أمتي على ثلاث وسبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة
“Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
A janë prej shtatëdhjetë e dy grupeve të humbura edhe “Xhemati Teblig”, duke pasur parasysh shirkijatet e bidatet që kanë. Gjithashtu, edhe “Vëllezërit Muslimanë” të cilët janë partiak, nuk u binden udhëheqësve dhe krijojnë përçarje?”
Përgjigje: “Po, ata janë prej tyre. Ata të cilët largohen nga bindjet e Ehl-us-Sunetit dhe Xhematit, ata janë nga shtatëdhjetë e dy grupet (e përmendura në hadith).
Domethënia e fjalës “umeti im” ka për qëllim ata të cilët i janë përgjigjur Allahut dhe ata janë të cilët e pasojnë udhëzimin e Tij.
Ata janë shtatëdhjetë e tri grupet. Ndërsa grupi i shpëtuar është ai i cili e pason dhe i përmbahet fesë së Tij.
Në këto shtatëdhjetë e dy grupe ka jobesimtarë, bidatçij dhe mëkatar. Prej shtatëdhjetë e dy grupeve janë edhe Murxhiat dhe grupet e tjera siç janë Hauarixhët… e disa nga dijetarët kanë thënë se Hauarixhët janë jobesimtarë, e njëkohësisht janë një nga shtatëdhjetë e dy grupet e humbura.”