Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el- Abbad el-Beder
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh, disa vëllezër pyesin në lidhje me ilahitë Islame dhe thonë se ato janë mjet për davet.
Përgjigje: Dijetarët kanë folur në lidhje me këtë çështje dhe kanë sqaruar se ato nuk janë prej mjeteve të ligjësuara në davet sepse Allahu -azze ue xhel- thotë:
”Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua.” Jusuf, 12: 108
”El-Basirah” që përmendet në ajet është dituria dhe drita në të cilën ishte profeti ﷺ. Dhe nuk është e njohur në asnjë mënyrë se shokët e profetit ﷺ të kenë bërë davet me gjëra të tilla siç janë këto ilahitë.
Përkundrazi këto ilahi janë në fakt një mjete dëfrimi dhe kënaqësi (të ndaluara) të cilat i shpiku kush i shpiku. Ata i futën ato si një mjet përafrimi apo edhe për t’i tërhequr njerëzit me to.