Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët kinezët? A është muri mbrojtës muri kinez?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir–14340106.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vërtetë se Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët janë kinezët dhe se muri mbrojtës është muri kinez?

Përgjigje: Kush e thotë këtë? Asnjë person i ditur nuk thotë kështu. Këtë e thonë vetëm injorantët dhe spekuluesit. Allahu e di më mirë në lidhje me këtë. A e keni hulumtuar tërë botën dhe nuk keni lënë asgjë pa hulumtuar? Askush nuk e ka bërë këtë. Edhe ata të cilët janë të aftë për këtë gjë. Ata nuk kanë zbuluar gjithçka. Ka ende gjëra që ata nuk i dinë.

Shpërndaje: