Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A janë Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët nga bijtë e Ademit?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr. 18645

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A janë Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët prej bijve të Ademit?”

Përgjigje: “Jexhuxhët dhe Ma’xhuxhët janë dy kombe të mëdha prej pasardhësve të Ademit (alejhis-selam). Ata do të shfaqen në fundin e kësaj bote dhe do të bëjnë shkatërrime në tokë. Ndërsa Allahu do t’i shkatërroj të gjithë ata brenda një nate të vetme, atëherë kur Isai (alejhis-selam) – biri i Merjemes do të zbres në tokë. Shfaqja e tyre është prej shenjave të mëdha të Kijametit, ashtu edhe siç përmendet në Kur’an dhe Sunnet. Ka shumë hadithe të cilat konfirmojnë se ata janë prej pasardhësve të Ademit (alejhis-selam). Është transmetuar në hadithin autentik nga Ebu Seid el-Hudrij (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu do të thotë: “O Adem!” Ademi do të përgjigjet: “Labbejk ue Sa’dejk, (Unë i përgjigjem thirrjes, unë jam i bindur ndaj urdhrave Tuaj), uel Hajru fi Jedejk (dhe e gjithë e mira është në dorën Tënde)!” Pastaj Allahu do t’i thotë: “Nxirri njerëzit që do të hynë në Zjarr.” Ademi do të thotë: “Sa njerëz janë në zjarr?” Allahu do të thotë: “Nga çdo njëmijë, nxirri nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë.” Në atë kohë, fëmijët do të bëhen flokëthinjur dhe çdo grua shtatzënë do të humbas barrën e saj (do të abortojë) dhe ju do t’i shihni njerëzit sikur të ishin të dehur, por në të vërtetë ata nuk janë të dehur. Mirëpo ndëshkimi i Allahut do të jetë i ashpër.

Ky lajm, i mundoi shumë Sahabet e Profetit (salAllahu alejhi ue selem), dhe thanë: “O i dërguari i Allahut! Cili prej nesh do të jetë njeriu me fat (i cili do të jetë një nga 1000 personat që do të shpëtojë nga Zjarri)? Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Merreni lajmin e mirë se, një mijë do të jenë nga Jexhuxhë dhe Ma’xhuxhët, e ai i cili do të shpëtojë do të jetë nga ju.” (Bukhariu dhe Muslimi)

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: