Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e saktë të thuhet “feja qiellore”, në qoftë se flitet për judaizmin apo fenë nasara?
Përgjigje: Po, në thelb. Baza e judaizmit dhe nasarave qëndron në Teurat dhe Inxhil. Por pastaj ato janë shtrembëruar dhe ndryshuar dhe më në fund janë anuluar nga Kurani fisnik dhe Sheriati i profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem). Thuhet se janë fe qiellore duke pasur parasysh atë që kanë qenë, jo atë që janë tani. Ato nuk janë fe qiellore tani. Tani ka vetëm një fe dhe ai është Islami me të cilën erdhi Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem).