Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tathir-il-I’tikad (9)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/et–1432-04-10.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se feja jehude, dhe nasrane (krishtërimi) dhe Islami janë tre religjionet më të mira?
Përgjigje: A janë ato fetë më të mira për momentin? Pasi që Islami ka ardhur? Kjo thënie është e kotë dhe kufër. Pas Islamit nuk vlen asnjë fe tjetër:
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 3:85
Kjo është një gjë.
Një tjetër gjë është se Teurati dhe Ungjilli janë shtrembëruar. Në Ungjill thuhet mes tjerash se Allahu është trinitet, Mesiu është biri i Allahut, dhe se Allahu është Mesiu. A është ky Ungjilli? Jo. Ai është shtrembëruar. Dhe ajo që nuk është shtrembëruar është abroguar nga Kurani. Kur i dërguari ﷺ u dërgua pushuan të gjitha fetë e tjera. Prandaj, Islami është feja e vetme me të cilin ka ardhur ky i dërguar ﷺ. Ai që e braktis atë është kafir. Nuk ka fe jehude apo nasrane pas shfaqjes së Islamit.