Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është mendimi juaj në lidhje me thënien: “Ehlus-Sunneti dhe Xhemati janë të ndarë në dy grupe: i pari është shkolla e Ibnu Tejmijes dhe shkolla e Ibnul-Kajimit?”
Përgjigje: “Nuk është shkollë, por është Sunneti i të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Problemi nuk është tek çështja e shkollave, por është tek çështja e Sunnetit të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Libri që ne jemi duke shpjeguar quhet Sherhus-Sunneh. Sunneti i kujt? Sunneti i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ibn Tejmije, Ibnul-Kajimi, Imam Maliku, Esh-Shafei, Ahmedi dhe pjesa tjetër e imamëve janë vetëm sqarues dhe shpjegues të këtij Sunneti. Nuk thuhet se ata janë të ndarë në shkolla.”
Pyetje: “Në vazhdim të pyetjes thuhet se Esharitë dhe Maturiditë janë prej Ehlus-Sunnetit.”
Përgjigje: “Kushdo që devijon nga Ehlus-Sunneti, ai nuk është prej tyre. Esharitë bazojnë besimin e tyre mbi logjikën dhe skolastikën. Ata e ndërtojnë besimin e tyre nga shkenca mbi logjikën. Si të jenë ata nga Ehlus-Sunneti? Burimet e tyre janë të ndryshme nga burimet e Ehlus-Sunnetit.”