“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A janë më të mira dhjetë ditët e Dhul-Hixhes se dhjetë ditët e Ramazanit?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
 Mexhmu-ul-Fetaua (116/145)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 12: A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?

Përgjigje: Dhjetë ditët e Dhul-Hixhes janë më të mira se dhjetë ditë Ramazanit. Nga ana tjetër dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.

Ibnul-Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka pasur asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Në këto dhjetë ditë janë “dita e Arafatit, – dita e therjes së kurbanëve dhe dita Teruijeh (gjuajtja e gurëve në haxh). Por lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i dërguari i Allahut e kishte zakon të ishte i zgjuar gjatë të gjithë atyre netëve. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”

Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.

Shpërndaje: