Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda Uen-Nur (837)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka akika të njëjtin gjykim si kurbani i bajramit?
Përgjigje: Pyetja është e paplotë. Nëse me këtë nënkupton nëse të dyja janë obligative, atëherë po, të dyja janë obligative. Por nëse nënkupton nëse veprohet njësoj me mishin e tyre, atëherë përgjigjja është jo.
Ai që ther akikë ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë me mishin. Mund ta hajë të gjithin edhe nëse është njeriu më i pasur, ose mund ta ndajë të gjithin për të tjerët edhe nëse është më i varfri. Gjithashtu mund të hajë vetë, të japë dhuratë apo të dhurojë për bamirësi, të gjitha këto lejohen.
Pyetje: A duhet që kafsha e akikës të jetë e njëjtë në moshë si ajo e kurbanit të bajramit?
Përgjigje: Jo, mosha e tyre dallon, mosha nuk është kusht për akikën (ndryshe nga kurbani i bajramit).