Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (v. 1429)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Ju i dini sulmet shpërthyese mëkatare që kanë ndodhur në këtë vend të sigurt. Cilat janë shkaqet që shtynë në vepra të tilla? Sepse disa thonë se kjo është shkak i papunësisë, ndërsa të tjerët thonë se shkak janë librat e imam Muhammed bin Abdil-Uehabit. Na jepni fetua lidhur me njohjen e shkakut real, i cli do të jetë referencë, Allahu u shpërbleftë
Përgjigje: Shkaku i kësaj qëndron se ekziston një grup njerëzish, një grupacion që i edukon të rinjtë sipas kësaj metodologjie të keqe. Ka shumë dëshmi për këtë. Ai që thotë se shkaku është papunësia ai është gënjeshtar dhe mashtrues. Ai që thotë kështu është mashtrues. Ai dëshiron ta mashtrojë popullin, ta mashtrojë shtetin, pushtetarët Përndryshe si mundet një numër aq i vogël të ketë 300,000, 200.000, 250.000 apo disa thonë 500.000? Çfarë thënie është kjo? Kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, ata janë edukuar sipas kësaj metodologjie të devijuar. Ai që i mëson kështu, Allahu ia dhëntë atë që e meriton. E lusim Allahun (xhele xhela lehu) që t’i japë fund qëllimeve të tyre.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Sa herë që nga ta shfaqet një kokë, pritet. Sa herë që nga ta shfaqet një kokë, pritet. Sa herë që nga ta shfaqet një kokë, pritet, derisa në fund të shfaqet Dexhalli në mesin e tyre.” 1
Kjo do të thotë se ata nuk do të kenë ndonjë udhëheqje deri në ditën e gjykimit. Khauarixhët nuk kanë pasur ndonjë shtet që nga ditët e Ali bin Ebi Talibit deri më sot. Ndonjëherë mund të ndodh që disa Khauarixhë të kenë autoritet mbi veten e tyre, por Allahu nuk i ka lejuar ata që të kenë autoritet dhe pushtet mbi muslimanët.
Lusim Allahun – dhe thoni tani, ”Amin!” – që Ai t’i shkatërroj ata dhe që t’i japë fund qëllimeve të tyre.
Pyetje: Disa thonë se librat e Muhammed bin Abdil-Uehabit janë shkaku.
Përgjigje: Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe një mashtrim i turpshëm. Allahu na ruajt, shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka bërë tekfir vetëm mbi atë që e meriton në mesin e idhujtarëve të cilët adhurojnë varret dhe ata të bestytnive që u zotohen varreve. Përveç kësaj ai nuk bëri tekfir mbi ta para se ti’u sqarohej e vërteta atyre. Kjo është gënjeshtër, mashtrim dhe tradhti që të thuhet se këta njerëz e kanë marrë metodologjinë e tyre nga librat e shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit. Ai që e thotë këtë është gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar.
1 Ahmedi (11/88). Me zinxhir autentik të transmetimit sipas Ahmed Shakirit.