Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/16936
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë i lejohet të veproj gruas xhunub, apo në formë specifike, a i lejohet asaj përgatitja e ushqimit, mëkimi etj.?”
Përgatiti: “Gruaja gjatë ciklit menstrual, xhunub apo lehonë mund të veprojnë çdo gjë ashtu siç mund të veprojë gruaja e cila nuk i ka njërën nga këto tri gjendje, përveç prekjes së mus’hafit, leximit nga Kurani. Pra, i lejohet të veproj çdo gjë në punët e përditshme të saj, përgatitje të ushqimit, mëkimi i fëmijës. Gruaja xhunub mund të mëkoj fëmijën e saj ashtu siç mëkon fëmijën gruaja me cikël mujor apo lehona. Papastërtia e gruas nuk ka të bëj me trupin, por ka të bëj me anën sheriatike, ku ajo në këtë gjendje nuk mund të kryej ibadete të caktuara deri sa të pastrohet. Përndryshe vepron çdo gjë sikurse gruaja në gjendje të pastër. Dhe, duhet ditur se nuk ka asnjë hadith që ndalon ndonjë veprim të caktuar të gruas xhunub, të asaj me cikël mujor apo lehonës përveç asaj që cekëm më lartë.[1]”
____________________________
[1] Gruaja xhunub nuk mund të falet derisa të pastrohet, ndërsa mund të agjëroj në atë gjendje nëse para imsakut ka pasur marrëdhënie intime. Pra, nuk ka asgjë të keqe nëse fillon të agjëroj xhunub. Gjithashtu, nëse është zgjuar nga gjumi dhe e ka parë se është bërë xhunub, edhe në rastin e tillë e vazhdon agjërimin.
Ndryshe nga gruaja me menstruacione dhe lehonë, të cilat nuk e kanë obligim fare namazin deri sa t’u kaloj kjo periudhë, dhe duhet të kompensojnë vetëm agjërimin e humbur gjatë këtyre ditëve.