Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13267
Data e fetvas: 13/4-1432 ose 18/3-2011
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz argumentojnë se demonstratat janë të lejuara me fjalën Allahut (të Lartësuar):
“Allahu nuk e do publikimin e shprehjeve të këqija, përveç atij që i është bërë e padrejtë.’’ 4:148
Përgjigje: Kjo nuk ka të bëjë me demonstrata. Ajeti nuk ka të bëjë me demonstratat. Ajeti flet për ankesa. Nëse dikush ju ka bërë padrejtësi, ti ankohesh ndaj tij dhe kërkon të drejtat tua prej tij edhe nëse shkon tek pushtetari dhe i tregon se ai të ka bërë padrejtësi, apo më ka marrë pasurinë, etj. Kjo ka të bëjë me ankesat; që njeriu t’i tregoj pushtetarit ose gjykatësit që dikush i ka bërë padrejtësi. Kjo nuk ka të bëje fare me demonstrata. I Lartësuar është Allahu! Disa njerëz janë shumë injorantë dhe arrogantë. Ekziston gjithashtu rreziku që personi mund ta dijë një gjë, por ka urrejtje dhe është mashtrues. Kurani nuk përdoret për këso çështje.