“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A ka bërë Mukbil el-Uadi´i tekfir mbi Zindanin?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Ta´ziz-ul-Burkan, fq. 63

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Jo shumë kohë më parë, ata përhapen thashethëme se unë bëjë tekfir mbi ez-Zindanin. Unë fare nuk bëjë tekfir mbi të. Ndërsa, unë them se ai është i devijuar. Unë nuk bëjë tekfir mbi të. Ndërsa, unë them se ai është Dexhall, mashtrues. Të pranishëmit le ti njoftojnë ata që nuk janë të pranishëm derisa ai të pendohet tek Allahu.

Ai thotë se distancohet nga demokracia! Betohem në Allahun, o Abdul-Mexhid, se el-Ikhuan el-Musliminët nuk do të sjellin dobi ty kur të shtrijnë në varrin tënd. Betohem në Allahun se el-Ikhuan el-Musliminët nuk do të sjellin dobi ty kur të qëndroshë para Allahut. Betohem në Allahun se el-Ikhuan el-Musliminët nuk do të sjellin dobi ty nëse Allahu nuk të falë ty dhe nëse ti hynë në xhehnem sepse veprat tuaja janë shkatërruese.

Unë nuk jam duke thënë se ti e ke braktisur Islamin. Unë besoj se ti ke keqinterpretuar gjërat. Përndryshe, ai i cili thërret në demokraci, pajtohet me të dhe ka dije për të është kafir!

Shpërndaje: