Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është e vërtetë se ju bëni dallim mes “Grupit të Shpëtuar” dhe “Grupit të Ndihmuar”?”
Përgjigje: ”Grupi i Shpëtuar është Grupi i ndihmuar. Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Pra ti nuk i ndan ato?”
Përgjigje: ”Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Selman el-Audeh kishte një ligjëratë mbrëmë dhe tha se Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi pajtohet me të në lidhje me këtë.”
Përgjigje: ”Jo, jo. ”Grupi i Shpëtuar” është ”Grupi i Ndihmuar” dhe ata janë ”Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati”. Ata janë ”Ehl-us-Sunneh,” ”Grupi i Shpëtuar” dhe ”Grupi i Mbështetur.”
Pyetje: ”Dhe ata janë Selefitë?”
Përgjigje: ”Dhe ata janë ”Selefitë”. Ata janë të shpëtuar, sepse ata janë të shpëtuar nga Zjarri, ata janë të mbështetur për shkak se atyre i është premtuar mbështetja dhe ata janë Ehl-us-Sunneti sepse ata pasojnë hadithet e profetit salAllahu alejhi ue selem.