“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A ka dobi nga xhemati i madh në namazin e xhenazes?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu’ Fataua Ibn Baz, Vol 13. fq. 138
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A ka ndonjë dobi për të vdekurin, nëse atij namazin e xhenazes ia falin një numër i madh i njerëzve?”

Përgjigje: “Është transmetuar në formë autentike në hadithin e Ibn Abbasit radijAllahu anhu, se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

ما من رجل مسلم يموت فيقوم على جنازته أربعون رجلا لا يشركون بالله شيئا إلا شفعهم الله فيه

“S’ka mysliman që vdes dhe namazin e xhenazes ia falin dyzetë burra, të cilët nuk i bëjnë shirk Allahut në asgjë, veçse Allahu do t’i bëjë ata ndërmjetësues për të.” Muslimi.

Prandaj, dijetarët e konsideronin vepër të pëlqyeshme që të kërkohet një xhami ku ka një xhemat të madh për t’ia falur namazin e xhenazes të vdekurit. Aq më i madh që të jetë numri i xhematit, kjo është aq më afër mirësisë, ngase bëhen më shumë dua për të.”

Shpërndaje: