“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A ka gruaja të drejtë të trashëgojë në këtë rast?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (586), min: 5:30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë betohet në Allahun se gruaja e tij është e divorcuar nëse ajo shkon tek motra e saj, bisedon me të ose e pranon atë në shtëpinë e saj. Para se diçka nga kjo që është betuar të ndodhë, burri vdes. A i lejohet asaj që ta trashëgojë atë?

Përgjigje: Nëse ajo del nga shtëpia përpara vdekjes së tij, ajo nuk e trashëgon atë. Nëse ajo del pas vdekjes së tij, ajo e trashëgon atë. Ti ke për qëllim rastin e parë.

Këtu kushti duhet të sqarohet. Ajo në fakt mund ta trashëgojë atë në rastin e parë. Kur burri vendos kushtet për një divorc, ai mund të ketë për qëllim ose divorcin në të vërtetë, ku në këtë rast, përgjigja e dhënë vlen. Ose ai mund të ketë për qëllim kërcënimin dhe edukimin. Nëse është kështu, ajo nuk divorcohet, prandaj ka të drejtën e trashëgimit.

Shpërndaje: