Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143508
Pyetje: Allahu i’u dhëntë mirësi. Thotë pyetësi; A ka ndonjë dallim midis sekularizmit dhe liberalizmit?
Përgjigje: Me thënë të drejtën (pasha Allahun) ju jeni më të ditur rreth kësaj gjëje. Ju jeni më të ditur rreth sekuralizmit dhe liberalizmit. Ajo që unë mendoj është se nuk ka dallim mids tyre, midis tyre nuk ka dallim.
Medhhebi (ideologjia) e tyre është që të ndajnë fenë nga shteti. Ata thonë se feja e ka vendin vetëm në xhamia dhe se nuk duhet të ketë lidhje me njerëzit apo me marrdhëniet midis njerëzve. Thonë që feja nuk duhet të futet në këto gjëra, apo që shteti duhet të vendos ligje dhe të gjykoi me to dhe të mos i nënshtrohet Islamit, ky është medhhebi (ideologjia) e tyre, Allahu i poshtëroftë. Po!
Gjithashtu thonë se gjykimi i takon popullit (njerëzve), dhe se mundet që gjykimi të jetë tek njerëzit, kjo është e pamundur. Nuk kanë mundësi kurrë që njerëzit (populli) të binë (të gjithë) dakort.
E gjitha kjo është e pamundur dhe është e lidhur me pamundësi. Po!
Ata thonë se të gjykuarit i takon njerëzve dhe se është e mundur për ta që të gjykojnë. Kjo është e pamundur. Njerëzit kurrë nuk mund të bien dakord. Kjo është e pamundur dhe i lidhur me një pamundësi.