Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka në Islam bidate të mira dhe të këqija?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Whyv0Hsz8vo

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka në Islam bidate të mira dhe të këqija?

Përgjigje: Po, por tek novatorët mistikë. Ndërsa tek Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit, nuk ka bidat të mirë. Sepse profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çdo shpikje është risi, dhe çdo risi është humbje (lajthitje).”

Ai nuk ka thënë se: “çdo risi është e mirë apo e keqe.” përkundrazi, Profeti salAllahu alejhi ue selem e përgjithëson duke thënë:

…dhe çdo risi është humbje.”

Ai i cili thotë se ka bidate të mira, ai po e kundërshton të dërguarin salAllahu alejhi ue selem.

Shpërndaje: