Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka shpërblim për dëgjimin e Kuranit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A merr muslimani shpërblim sikurse të ketë lexuar Kuranin nëse ai mjaftohet në të dëgjuar (kur dikush lexon), apo patjetër duhet lexuar edhe vetë?”

Përgjigje: “Leximi i Kuranit është më i mirë sesa dëgjimi i tij kur dikush tjetër lexon. Mirëpo, edhe ai (dëgjim nga leximi i dikujt tjetër) ka shpërblim. Thotë Allahu (te’ala):

وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُواْ لَهُ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” 1

Por që njeriu të recitojë vetë është më mirë sesa të dëgjojë.”


1 Al-A’raf 7:204

Shpërndaje: