Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pretendimi se daveti i Muhammed bin Abdul-Uehabit solli sprova

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë mendoni për atë që thotë: “Këta thirrës -nuk e di se për kë e kanë fjalën konkretisht-, po e kthejnë umetin në kohërat e hershme, sikurse në kohërat e imamit ripërtërirës Muhammed bin Abdul-Uehabit, e cila ishte kohë e sprovave?

Përgjigje: E lus Allahun që të më shpëtoj mua dhe ty! Në kohën kur u shfaq imam Muhammed bin Abdul-Uehabi, thirrja e tij ishte ajo që i largoi sprovat. I largoi të gjithë ato vrasje që ndodhnin në mes fiseve të ndryshme. E largoi adhurimin e idhujve dhe shirkun nga mesi i njerëzve. Gjithashtu, largoi edhe të gjykuarit me atë që nuk kishte zbritur nga Allahu, e këto janë prej sprovave. Ai largoi edhe përçarjet mes njerëzve.

Kjo thirrje e begatshme, në vendin tonë solli bashkimin Islam në mes të muslimanëve. U ngrit flamuri i teuhidit. E njerëzit në këtë vend gëzuan besimin e pastër, sigurinë dhe stabilitetin. Gjithashtu gëzuan qeverisjen me ligjin e Allahut. Kështu që njerëzit e këtij vendi nuk gjykohen përveçse me ligjet e Allahut. Kjo është thirrja e këtyre njerëzve për të cilët ju e keni fjalën. Ata nuk duan asgjë tjetër përpos përmirësimin, sinqeritetin ndaj Allahut, Kuranit dhe të dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësve dhe ndaj njerëzve në përgjithësi.

E lus Allahun që të më ruaj mua dhe ty. Dhe e lus gjithashtu që të bëj zemrën tënde që të kuptosh të drejtën.

Shpërndaje: