Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ka thënë Imam Albani se Ebu Is´hak El-Huvejni është trashëgimtar i tij?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e vërtetë se ti ke thënë në një dialog me Ebu Is´hak El-Huvejnin në të cilin ti i the atij se ai është trashëgimtari ytë në dije?”

Përgjigje: ”Jo, këtë nuk ia kam thënë atij!”

Fetvaja nr 2

Pyetje: ”Herën e fundit që kam qenë në Kuvajt, dhe gjithashtu kam dëgjuar nga disa vëllezër nga Arabia Saudite,të thonin shpesh se si disa persona do të jenë trashëgimtarët tuaj. Argumentet e tyre ishin disa nga kasetat e tuaja, apo disa raste ku ju keni lavdëruar disa vëllezër. Çfarë iu thoni këtyre vëllezërve?”

Përgjigje: ”Unë shpresoj të trashëgohem nga njerëz të cilët janë më të mirë se sa unë. Por unë nuk kam emëruar dikë dhe nuk mund ta bëj. Çfarë është qëllimi i gjithë kësaj?”

Pyetësi: ”Ata dëshirojnë që të tërhiqet vëmendje tek një njeri në veçanti.”

Përgjigje: ”Allahu e di më së miri. Ata pretendojnë se kam thënë kështu për vëllaun tonë Ebu Is´hak El-Huvejnin. Por unë nuk e kam thënë këtë dhe as që do ta them!”

Pyetësi: ”Thuhet se keni përmendur Shejkh Mukbil?”

Përgjigje: ”Po. E kam lavdëruar atë. Por nuk kam thënë se ai është trashëgues.”

Shpërndaje: