Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Thirrësi në islam, a duhet që filimisht të thërras-sqarojë çështje të besimit – akides së drejtë selefite, apo duhet të thërras në pastrimin e shpirtave dhe në përmirësimin e veprave të mira?’’ “A i duhet vendit tonë thirrje për në Teuhid?’’
Përgjigje: ‘’Një person i cili thërret në fe, duhet të pasojë rrugën e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue alejhi ue selem) dhe rrugën e të Dërguarëve të më hershëm. Gjëja e parë me të cilën ai duhet të fillojë është korrigjimi i besimit-akides. Besimin që ka të bëj me Njëshmërinë e Tij-Teuhid. Sepse Besimi-akideja është themeli. Nëse ai nuk është siç duhet, atëherë nuk ka dobi prej veprave të tjera. Nëse besimi është ashtu siç duhet, veprat e njeriut pranohen.
Prandaj Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Muadhit:
”Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret Dëshmia se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.”
Kjo është Teuhid. Myslimanët kanë nevojë të thirren në Teuhid. Ata mund të kenë gabime (në besim) apo mendime të këqija. Ata kanë nevojë t’u bëhet davet edhe pse janë myslimanë.
I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ti do të shkosh tek njerëzit të cilët janë pasues të librit.”
Njerëzit e Librit ishin të ditur. Megjithatë, ata kishin nevojë që t’u bëhej davet.
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
‘’O Profet, ki frikë vetëm Allahun…’’ (33:1)
Allahu e urdhëroi atë që ta ketë frikë vetëm Allahun edhe pse ai (alejhis-salatu ue selam) e kishte frikë Allahun. Qëllimi ishte që të përkujtohet ai dhe të jetë i qëndrueshëm në frikën ndaj Allahut. Myslimanin duhet ndihmuar për të qëndruar i fortë, të përkujtohet dhe të paralajmërohet. Kjo për arsyje se njeriu nuk është i pa gabueshëm. Njeriu mund të bie në idhujtari ose ndonjë lloj tjetër të mëkatit. Prandaj ai ka nevojë t’i bëhet davet në vazhdimësi.
Allahu në Kuran thotë:
‘’O ju të cilët keni besuar! Keni frikë Allahun…’’ (1:278)
Ai me këtë thirrje ju drejtua besimtarëve, duke ju thënë: ‘’Keni frikë Allahun.’’
Allahu në një ajet tjetër kuranor thotë:
‘’O ju të cilët keni besuar! Besojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij!’’ (4:136)
Që ka për qëllim që t’i kujtoj besimtarët që të mbeten të qëndrueshëm në besimin e tyre. Nuk mund të thuhet se njerëzit janë myslimanë të cilët adhurojnë vetëm Allahun prandaj nuk kanë nevojë të thirren në Teuhid.
Fjalë të tilla rrjedhin ose nga ndonjë injorant ose nga ndonjë lajthitës, i cili dëshiron t’i largoj njerëzit nga thirrja për në Teuhid në mënyrë që ata të mund të bashkohen në besime të kota, në idhujtari dhe në mite.
Thirrja në Teuhid, në formë të patjetërsueshme duhet të vazhdojë; qoftë ndaj myslimanëve apo ndaj të tjerëve. Nuk ka asnjë dyshim. Myslimanët kanë përparësi që t’u bëhet davet më shumë sesa të tjerët. Gjendja e tyre duhet të pastrohet, e ata duhet ndihmuar për të qenë të qëndrueshëm në pasimin e të së vërtetës dhe të mbrohen nga dyshimet. Ata kanë nevojë të thërriten në Teuhid.
Ndërsa daveti (thirrja) në përmirësimin e veprave dhe sjelljeve të mira, e njëkohësisht të lihet akideja (besimi) pas dore, është në kundërshtim me thirrjen e të Dërguarve. Daveti i tillë është në kundërshtim me thirrjen e të Dërguarve!
T’i lëmë njerëzit me bindjet e tyre në mitet e ndryshme, në idhujtari, e të jenë injorantë në lidhje me akiden, e në anën tjetër t’i nxisim vetëm në sjellje të mira? Kjo nuk është mënyra e thirrjes së të Dërguarve (alejhim-us-salatu ue selam).