“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A keni gjetur Irxha tek Ehl-us-Sunneti ende?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq.33-34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ju jeni kundër Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit, jeni njerëz plot urrejtje! Prej tipareve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit më të njohura përfshijnë drejtësinë dhe paanësinë. Ata i quajnë Murxhiat e vërtetë “Murxhiah”, sepse ata përjashtojnë veprat nga besimi. Sipas disave prej tyre, besimi përbëhet vetëm nga njohja me zemër, ndërsa të tjerë thonë se, besimi përbëhet vetëm nga fjala dhe asnjë vepër. Murxhiah el-Fukaha thonë se besimi përbëhet vetëm nga besimi i zemrës dhe të folurit e gjuhës. Të gjithë janë të bashkuar për të përjashtuar veprat nga besimi, se besimi nuk ngrihet, e as nuk ulet, se njeriu më mëkatar ka besimin aq të fortë sa besimi i Xhibrilit dhe Muhamedit ﷺ dhe se besimi nuk ndryshonë në mesin e njerëzve. A e keni gjetur këtë besim të devijuar tek Ehl-us-Sunneti që ju i luftoni dhe i akuzoni me Irxha dhe Irxha ekstreme?

Shpërndaje: