Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Fetvaja nr: 1/29
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar që të themi se, sahabët (radijAllahu anhum) kishin mospajtime në çështje të besimit (akides), siç është të parit e profetit sﷺ Allahun (azze me xhel) në natën e Miraxhit? Gjithashtu, a dëgjojnë të vdekurit apo jo, ngase kjo është një çështje që ka të bëj me besimin?
Përgjigje: E falënderojmë Allahun ngase sahabët nuk kishin mospajtime në lidhje me çështjet e besimit, e as ata që erdhën pas tyre e të cilët ishin Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Të gjithë ata besojnë në që është shpallur në Kuran dhe Sunnet, dhe nuk fusin diçka në fe, qoftë kjo nga teket apo mendimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ata ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm dhe një metodologjie të vetme, duke qenë në përputhje me ajetin:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقوا
”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 3:103
Ndër këto çështje, është edhe të parit e besimtarëve Zotin e tyre në Ditën e Kiametit. Të gjithë ata janë unanim se, kjo do të ndodhë, duke u mbështetur në argumentet që vijnë nga Kurani dhe Sunneti, dhe nuk kanë asnjë kundërshtim në këtë çështje.
Ndërsa, kur jemi tek kundërshtimi se, a e ka parë Profeti salallahu alejhi ue selem Zotin e tij me sytë e tij, në këtë mesele ka kundërshtim. Kundërshtim i cili ka të bëj me një ndodhi të kësaj jete, dhe nuk është kundërshtim se a do të shihet Allahu në Ditën e Kiametit. Mendimi i shumicës dërmuese të sahabëve dhe të gjithë Ehlus-Sunnetit është se, ai e kishte parë Allahun me zemrën e tij dhe jo nëpërmjet shqisave të shikimit. Ngase, kur ishte pyetur ai ﷺ në lidhje me këtë ngjarje, ka thënë:
نور أنى أراه
“Ishte dritë (nur), e si mund ta shoh?!”
Profeti salallahu alejhi ue selem mohoi se e ka parë Allahun me shqisat e të parit, ngase pengesa ishte drita (nuri). Gjithashtu, të gjithë ata janë të mendimit se askush nuk mund ta shoh Allahun në këtë dynja. Siç thotë hadithi autentik:
واعلموا أن أحدا منكم لا يرى ربه حتى يموت
“Dijeni se askush nuk mund ta shoh Zotin e tij derisa të vdes.”
Përveç profetit tonë ﷺ (i cili e kishte parë atë me zemër dhe jo me shqisa të të parit (v.p.)).