“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A kishte të dërguar në mesin e xhinëve?

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/239)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:


يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَاء يَوْمِكُمْ هَذَا

”O ju xhinë dhe njerëz! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë?” 6:130

Do të thotë të dërguar në mesin tuaj. Përndryshe, vetëm njerëzit ishin të dërguar. Nuk kishte xhinë që ishin të dërguar, tha Mudxhahidi, Ibn Xhurejxh dhe imamët të tjerë nga Selefët dhe brezat më pas.

Ibn Abasi tha:

”Njerëzit kishin të dërguar dhe xhinët kishin paralajmërues.

Ibn Xherir ka thënë se edh-Dhahak bin Muzahim tha se vërtetë ka pasur xhinë që ishin të dërguar, dhe argumentoi me ajetin e lartpërmendur fisnik. Argumentimi me këtë ajet është i diskutueshëm, sepse mund të kuptohet në mënyra të ndryshme, dhe nuk e thekson qartë atë që ata menduan.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram