Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7941
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gruaja ime e kishte periudhën e saj në fillim të Ramazanit për 8 ditë. Pastaj u pastrua, por pas 5 ditësh i erdhi gjaku i cili i ngjasonte gjakut që kishte gjatë periudhës së saj dhe i cili është ende në vazhdim. Ajo agjëroi dhe u falë gjatë kësaj kohe, cili është gjykimi i namazit dhe agjërimit të saj?
Përgjigje: Periudha nuk është fikse gjithmonë, ajo mund të zgjatet, të shkurtohet, të vijë më herët ose më vonë. Dhe pasi që ka pasur një kohë në mes të dy gjakderdhjeve, dhe gjaku është i ngjashëm, atëherë kjo konsiderohet të jetë një periudhë cikli tjetër.