Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A konsiderohet gruaja e pastër nëse është pastruar duke qenë e detyruar?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh el-Mumti’ ‘ala zad el-Mustakni’ volumi 12, kapitulli mbi martesën, faqe 3045.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse gruas i përfundon gjakderdhja pasi të ketë lindur dielli dhe ajo nuk dëshiron të pastrohet deri sa ta falë namazin e drekës, ndërsa burri e pret me vështirësi që ajo të pastrohet dhe të ketë marrëdhënie seksuale me të. Gruaja i përgjigjet, se nuk e ka obligim të pastrohet përveç kur të fal namazin. Në këtë rast, burri mund ta detyroj gruan që të pastrohet.

Nëse gruaja pastrohet për shkak se detyrohet nga burri i saj, dhe pastrohet jo me dëshirë, a konsiderohet e pastër duke pasur parasysh se ajo nuk e ka pasur nijet pastrimin?

Ajo nuk konsiderohet e pastër sa i përket vet asaj. Që do të thotë se, në qoftë se ata nuk bëjnë marrëdhënie seksuale për çfarëdo arsye (edhe pse e kishin nijet të bënin), ajo me atë pastërti nuk mund të fal namaz dhe e ka obligim që të pastrohet edhe njëherë. Ndërsa, pastërtia që ajo e bëri ngase ishte e detyruar nga burri, merret parasysh nëse ata kanë marrëdhënie seksuale, sepse kundrejt burrit, gjykimi nga ai është sipas asaj që duket dhe është sipërfaqësore; që në këtë rast sipërfaqësorja dhe e dukshmja është se ajo është pastruar, ndërsa në rastin e parë veprimi (namazi) ndërlidhet me nijetin që e ka pasur gjatë pastrimit.

Shpërndaje: