Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi
Burimi: el-Mesail el-Menthurah fq. 78
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Nëse një grua vdes gjatë shtatzënisë, a konsiderohet të jetë prej shehidëve?”
Përgjigje: ”Nëse ajo vdes pasi që fetusi ka filluar të formohet (d.m.th. pas 4 muajsh), ajo është prej shehidëve në aspektin e shpërblimit që do ta pres në ahiret, por duhet të lahet trupi i saj dhe duhet t’i falet xhenazja. E njëjta gjë vlen për atë që vdes në ujë, nga të shemburit, nga murtaja ose vritet në mbrojtje të fesë islame, apo në mbrojtje të pasurisë e të ngjashme. Të gjitha këto janë martire (shehid) në shpërblimin e tyre në ahiret.
Mirëpo, këta shehid duhet të lahen dhe duhet t’u falet xhenazja. (Ndryshe nga ai i cili vdes në fushën e betejës. Ai nuk lahet dhe nuk i falet namazi i xhenazes).”