Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A konsiderohet përzierje e gjinive mësimi online?

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi
Data e fetvasë: 10 Rabiul Akhira 1442 H ose 25/11-2020
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gruaja e një vëllait studion anglisht përmes internetit. Ajo ka mësuese femra por ka dhe 3 mësues meshkuj dhe mësimet bëhen përmes internetit, dhe nuk shihen me njëri-tjetrin, vetëm flasin. Të gjitha janë gra përveç dy meshkujve, por ata në përgjithësi nuk marrin pjesë në mësimet online. Ajo e dëgjon mësimin por nëse pyetet, ajo përgjigjet. Ajo studion 13 orë në javë, ka studiuar 2 vite dhe tani ky është viti i fundit. Dhe pasi ajo të marrë çertifikatën, ajo mund të punojë si mësuese, përkthyese ose si mësuese në shkollë për fëmijët. A konsiderohet ky mësim përmes internetit përzierje me burrat e huaj dhe a bën ajo diçka të ndaluar me këtë veprim, dhe burri i saj a bën veprim të ndaluar nëse ia paguan asaj studimet?

Përgjigje: Ajo që mendoj unë është se ky veprim nuk është përzierje e gjinive, ky veprim nuk është përzierje e gjinive. Përzierja e gjinive ndodh përmes shikimit dhe fjalëve (me gjininë e kundërt) dhe jo vetëm përmes të folurit. Por ajo le ta ketë frikë Allahun sa të ketë mundësi, të mos flasë me këta meshkuj përveçse kur është e nevojshme, aq sa duhet, po. Allahu të begatoftë! Nuk ka problem në vazhdimin e mësimeve. Nuk ka argument që e ndalon këtë veprim.

Shpërndaje: