“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të bashkohet dhe shkurtohet namazi së bashku me namazin e xhumasë?

Përgjigje: Jo. Nuk bashkohet ndonjë namaz me namazin e xhumasë. Ai nuk i përket të njëjtit lloje sikurse namazi i ikindisë. Namazi i xhumasë është një namaz i pavarur. Ikindia bashkohet me drekën dhe jo me namazin e xhumasë. Ka disa fetva që ky veprim është i ndaluar. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) predikoi në shi që zgjati deri në të premten e ardhshme, pa e bashkuar namazin e xhumasë me atë të ikindisë. Ai e fali namazin e xhumasë dhe më pas shkoi në shtëpi së bashku me muslimanët.

Shpërndaje: