Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet bërja rukje në këtë mënyrë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/13-14)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë u bëjë rukje njerëzve të sëmurë me sëmundje psikike duke lexuar el-Fatihan, ajetin Kursij, el-Felek dhe en-Nas dhe lutjet e transmetuara nga profeti ﷺ. Lexoj pjesët e lartpërmendura nga Kurani për shembull, mbi mjaltin dhe vajin e ullirit dhe më pas e urdhëroj pacientin që t’i konsumojë ose të lyhet me to. Falë Allahut, shumë njerëz janë shëruar. Trajtimi im është ende në vazhdim dhe nuk marr pagë për këtë. A lejohet ky veprim, dhe a kam shpërblim nga Allahu për këtë apo jo?

Përgjigje: I sëmuri duhet të trajtohet me lexim nga Kurani, sunneti dhe lutjet e ligjësuara si dhe me mjaltë, farat e zeza dhe të ngjashme.

Allahu -te ala- ka thënë:

 “Dhe Ne shpallim nga Kurani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët.” 1

Profeti ﷺ i tha sahabiut i cili i bëri rukje një personi që ishte kafshuar nga gjarpri duke i lexuar suren el-Fatihah, pas së cilës u shërua:

“Si e dini se bëhet rukje me këtë sure?”2

Allahu -te ala- tha:

“Nga barku i tyre (bletëve) del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit.”3

Profeti ﷺ tha për farën e zezë:

”Fara e zezë është shërim për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes.”4

Përderisa trajtimi juaj vazhdon në këtë mënyrë, ti duhet të vazhdosh me të.


1 17:82

2 Bukhari (2276) dhe Muslimi (2201).

3 16:69

4 Bukhari (5687) dhe Muslimi (2215).

Shpërndaje: