Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/2761.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Dëgjova një nga vëllezërit duke u betuar e tha: “Pasha Allahun dhe Muhamedin, të dërguarin e Allahut.”
Unë e kundërshtova duke i thënë se kjo është shirk. A veprova drejt?
Përgjigje: Nëse ai ka thënë: “Pasha Allahun dhe të dërguarin e Allahut, Muhamedin” – atëherë ai është betuar në Allahun dhe në Muhamedin, dhe kjo është shirk.
Por nëse ka thënë: “Pasha Allahun, Muhamedi është i dërguari i Allahut” – atëherë kjo është pohim, ai po dëshmon mesazhin e Muhamedit dhe po betohet në Allahun. Kjo është diçka e mirë.