“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet dhurimi i gjakut gjatë agjërimit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: el-Fetaua el-Mute’alikah, fq. 112
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa gjak duhet dhënë në mënyrë që të prishet agjërimi? Si mund ta anulojë kjo agjërimin?

Përgjigje: Gjaku që prish agjërimin është gjaku që del nëpërmjet bërjes hixhame.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Ka prishur agjërimin ai që bën hixhame dhe atij që i bëhet hixhame.”

Pastaj çdo gjë tjetër krahasohet me hixhamen. Në qoftë se del një sasi e madhe e gjakut e cila ndikon në trup me lodhje dhe plogështi atëherë prishet agjërimi në të njëjtën mënyrë siç prishet përmes hixhames. Sheriati Islam nuk bën dallim në mes dy çështjeve të ngjashme në të njëjtën mënyrë se si nuk bashkon mes dy çështje të ndryshme.

Sa për gjakun që del përmes hundëve, plagëve dhe të ngjashme, këto nuk e prishin agjërimin edhe nëse del sasi e madhe e gjakut.

Shpërndaje: