Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (44)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses!
Lidhur me thënien e Allahut -Subhaneh-:
“O ithtarët e librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” En-Nisa, 4:171
A lejohet ekzagjerimi në të vërtetën?
Jo, ekzagjerimi nuk është e vërteta, ekzagjerimi nuk është e vërteta! E vërteta është të qenurit mesatar, e vërteta është të qenurit mesatarë.
Nasarat ekzagjeruan në fe derisa e bënë obligim dëgjimin dhe bindjen ndaj dijetarëve të tyre fetarë, ekzagjeruan lidhur me njerëzit dhe ekzagjeruan lidhur me Mesihun (Isain) alejhi selam- derisa e morën si të adhuruar dhe zot, dhe ekzagjeruan lidhur me dijetarët e tyre derisa:
“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre.” Et-Teube, 9:31
Ata ekzagjeruan në lidhje me njerëzit dhe në fenë e tyre.
Ekzagjerimi është i ndaluar, nuk lejohet as në lidhje me ndonjë individ, as në fe, e as në gjykim që të gjykohet mbi njerëzit sikurse gjykojnë khauarixhët të cilët e gjykojnë me kufër (dalje nga feja) atë që bënë ndonjë mëkat të madh që nuk është shirk (apo kufër). Ky është ekzagjerim në të gjykuar, kërkojmë mbrojtje nga Allahu.
Adij ibn Hatim -radijAllahu anhu- tregon: Shkova te i dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë që në qafë kisha një kryq prej floriri.
Ai më tha: “Çfarë është ky kështu, o Adij? Hiqe atë idhull prej trupi!” Pastaj e lexoi ajetin:
“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre.” Teube, 9:31
I thashë atij: “Ne nuk i adhuronim ata.”
Profeti ﷺ tha: “A nuk e ndaluan atë që Allahu e ka lejuar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat, dhe e lejuan atë që Allahu e ka ndaluar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat?”
U përgjigja: “Po.”
Profeti ﷺ tha: “Kështu i adhuruat ata.”
Transmeton Ahmedi, Tirmidhi (3095) i cili tha se hadithi është i mirë, Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir (218)”, Bejhaki në ”es-Sunnen el-Kubra (20137)”. I mirë sipas Albanit në ”Ghajat-ul-Maram (6)”.