“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Falja e namazeve nafile dhe farz me tejemum

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Fataua En-Nisa, fq. 24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet falja e namazeve nafile dhe namazeve farz në qoftë se personi ka bërë tejemum? A është e mjaftueshme që ai të bën tejemum një herë derisa ta prishë tejemumin e tij?

Përgjigje: Po, kjo është e lejuar sipas mendimit më të saktë të dijetarëve se atij i lejohet të falet kur ai ka bërë tejemum në të njëjtën mënyrë sikurse mund të falet kur ka marrë abdes. Prandaj i lejohet të falë namazet e detyrueshme dhe ato nafile dhe Ai duhet ta bëjë këtë para se të hyjë koha e namazit të ardhshëm. Ky është mendimi i Ebu Hanifes dhe një nga dy mendimet e transmetuar nga Ahmedi. Tejemumi prishet vetëm nga gjërat që e prishin abdesin dhe prishet në qoftë se e ke qasje uji në mënyrë që të kesh mundësin të bësh abdes. Dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: