Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet falja e namazit në një dhomë me fotografi?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Nur al ed-Darb 1/240

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë falem në një vend ku ka fotografi. P.sh. ka foto të shokut tim apo të dikujt tjetër të varura në mur dhe disa vëllezër më thanë se namazi im është i pavlefshëm për shkak se këto imazhe ishin para meje, kur unë kam falur namazin tim, kështu që si të veproj me të gjitha namazet që kam falur?
 
Përgjigje: ”Namazi është i saktë dhe kushdo që thotë se namazi është i pavlefshëm e ka gabim sepse namazi është i saktë. Por është e urryer falja në dhoma të tilla nëse ke mundësi për tu falur dikë tjetër, por në përgjithësi namazi juaj është i saktë sepse qëllimi juaj nuk ishte që t’i adhurosh këto imazhe, por ti e fale namazin për Allahun, kështu që namazi juaj është i saktë. Por nuk është e lejuar të varen fotografit në mure, e as në zyre, por është obligim që të largohen ato. Kështu që këshilloje vëllain tënd që t’i heq këto foto dhe t’i largon ato nga shtëpia duke u bazuar në fjalët e profetit ﷺ:
 
”Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë ose qen.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
 
Dhe ai ﷺ i tha Aliut (radija Allahu anhu):
 
”Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”
Transmeton Muslimi.
 
Kështu i tha profeti ynë ﷺ Aliut (radija Allahu anhu):
 
”Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshua!”
 
Dhe kur ai e pa një perde me foto tek Aishah (radija Allahu anha), ai ﷺ u zemërua dhe e grisi atë.
 
Pastaj tha:
 
”Vërtet ata që i bëjnë këto figura do të ndëshkohen në ditën e gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: “Jepuni jetë asaj që keni krijuar!
 
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra këshilloje vëllaun tënd derisa t’i largojë ato imazhe, ndërsa namazi është i saktë, por kjo është e urryer që të falesh aty ku ka imazhe përveçse nëse obligohesh, por nëse ai nuk mund të falet diku tjetër, atëherë është e lejuar.

Shpërndaje: