Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi nga Xhidja pyet për: “Gjykimin që femra jetime apo e shkurorëzuar të jetojë e vetme në shtëpi, a është e lejuar apo jo?”
Përgjigje: “Po lejohet që ajo të jetojë e vetme në shtëpi, pa e marrë parasysh a është jetime apo e shkurorëzuar.
Nuk ka të keqe nëse ajo jeton në ndonjë lagje të sigurt dhe nuk ka ndonjë rrezik për të. E nëse ajo jeton në një lagje jo të sigurt, nuk duhet të banojë e vetme në shtëpi, por duhet që të banojë së bashku me dikë prej anëtarëve të familjes së saj apo me ndonjë shoqe të besueshme që nuk ka ndonjë rrezik nga të ndenjurit me të.
Kjo është çfarë nxirret nga rregullat e Sheriatit të pastër, pra: Nëse ajo jeton në ndonjë lagje të sigurt nuk ka asgjë të keqe që të jetojë e vetme, e nëse jeton në ndonjë lagje e cila nuk është e sigurt duhet ta ndërrojë vendbanimin e të banojë aty ku është më sigurt për të, aty ku nuk i kërcënohet nderi dhe siguria e përgjithshme. Duhet pasur parasysh, se kjo çështje dallon nga shteti në shtet.
Nëse shteti ka siguri, dhe lagja ku ajo banon është e sigurt, nuk ka gjë të keqe. Mirëpo, nëse me të banuarit vetëm ka rrezikshmëri, atëherë ajo obligohet që ta ndërroj vendin e banimit aty ku është më sigurt; aq më shumë kur vjen në shprehje rrezikshmëria e nderit të saj, e që kjo mund t’i shkaktoj edhe rrezikun për jetë.
Pra, në lagje të sigurt, nuk ka asgjë të keqe, e në lagje jo të sigurt nuk duhet të banojë e vetme, por të gjej lagje tjetër për banim me mënyrën që ajo ka mundësi.”